Shkupianët përsëri kan bashkuar forcat e tyre që të tregojn se nuk ka vdek repi në Shkup, bëhet fjala për reperat A Loc, Dado, Ummet ndër të parët qe e filluan repin në këtë vend, por me shume probleme dhe përçarje ata rikthehen përsëri.Muzika(Instrumentali) është produkt i reperit Ummet,ndërsa tekstet janë të shkruara nga vetë artistët.

Historia e reperave të SHKUPIT

Të parë që sollën revulucion në repin e Shkupit jane 2SHKUPI FLOW, 26CREW, Ummet etj. Kënga e parë që u cilësua si revulucion ishte nga 2SHKUPI FLOW “Se prej shkupit vina” qe ishte krijuar nga Goca dhe Armendi, ku gjat gjithë kohës është përkujdesur dhe Ummeti. Këta me të vërtetë e sollë revulucionin.

Pas asaj erdhën të rinjtë “26 Crew” i cili përbëhej prej: TWT,DADO,A-LOC,G-TOBY,MECO,MAMKA,NAK47,PITTY THE DJ,HELLHATER,etj. Të gjith këta kur filluan ishin pothuajse në moshën 15 vjeçare të cilët banonin në lagje të ndryshme të Shkupit. U bashkuan me synim për të kriuar histori dhe ia dolën,pasi që u kriua ky grup tashmë Shkupi ishte i pushtuar nga 26 Crew,në çdo cep në çdo vend të shkupit gjindeshte grafitet e tyre 26CREW.Pas shum mundimeve e historive së bashku në fund edhe ky grup që askush nuk besonte që do të ndahen,u shpartallua dhe secili vazhdoi të bën rep individualisht. Arsyet asniher nuk u bën të ditura mbetën të pa publikuara. Pas ndarjes së këti grupi formohen “Molotov” Që sod vazhdojn të jenë ende aktiv me hip hop.

Sod ata që mbetën në këtë rugë dhe ëndër të vështirë për tu arritur janë Ummet,Aloc,Dado,Bomba(TWT)etj. Para disa javëve u lansua edhe mixtape i Bombës, Ndëra para disa ditëve u publikua edhe Video klipi i Dados,djemt që nuk ndaluan së bëri hip hop.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here