Së fundmi, BimBimma ka zbuluar se është në përgatitje të projektit më të veçantë të karrierës së tij.Shumë shpejt ai do të publikojë baladën e tij më të re e cila mban titullin “7/IV”, projekt të cilin ia dedikon babait të tij të ndjerë.

“Kënga ime e re është dedikim për babain, titullohet “7/IV”, domethënia e së cilës është data 7 prill 2005, datë në të cilën babai im ka ndërruar jetë. Është tekst të cilin e kam shkruar për pesë vite, janë gjithsej 17 faqe shkrim, kënga ka tri strofa dhe kohëzgjatja e saj është katër minuta e gjysmë”, ke treguar autorët me të cilët ka bashkëpunuar për projektin më të rëndësishëm të jetës së tij,

“Muzikën e kanë realizuar Muhamet Lipovica dhe Sean Ferrari të cilët jetojnë në Zvicër, tekstin e kam shkruajtur vet sigurisht, gjersa incizimet i kam bërë në studion e Faton Dolakut”.

Ndërkohë, BimBimma zbulon se në këtë këngë nuk do të vijë i vetëm, por në bashkëpunim me sopranon e njohur Arta Jashari, e cila këndon refrenin e këngës,

“Kjo këngë është bashkëpunim me Arta Jasharin, së cilës i është besuar refreni”, ka thënë me tej reperi.

Ndërkohë ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, apo në fakt thënë më mirë, xhirimet e një filmi të shkurtër, pasi i tillë është koncepti i këtij projekti,

“Xhirimet e klipit i kam përfunduar këto ditë, për finalizimin e tij po kujdesen produksioni Trigger, nën kujdesin e kamerave nga Rron Ismajli. Do të jetë një film i shkurtër, i cili sigurisht është në përshtatje me tekstin dhe këngën, nuk është klip konvencional”.

“Babain e kam pasur ushtarak, ndaj dhe në klip paraqitet simbolikisht përcjellja e tij dhe drejtimet e ushtarëve në mënyrë figurative”, përfundon reperi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here